Pas më shumë se 100 orë debat, Franca miraton reformën e pensioneve

Senati francez
12 Mars 2023 | 15:25

Edhe pse protestat pushtuan vendin, Senati i Francës miratoi reformën e diskutueshme në sistemin e pensioneve me 195 vota pro.

Ligjvënësit miratuan planin i cili synon të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 vjeç që është aktualisht në 64 vjeç.

Kjo do të thotë se paketa e qeverisë është shumë afër shndërrimit në ligj.

“Kemi arritur në fund të këtij debati shumë të fortë për të cilin kanë folur të gjithë. Që nga e enjtja e datës 2 mars jemi ulur për dhjetë ditë dhe kemi pasur më shumë se 100 orë debat. Kemi regjistruar një numër rekord të amendamenteve: 8,900 në total” u shpreh kreu i Senatit.

Tanimë vendimi përfundimtar pritet të merret të mërkurën. Votimi erdhi disa orë pasi qindra mijëra njerëz marshuan në protesta në të gjithë vendin për të ushtruar presion ndaj presidentit Macron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026