11 të vdekur dhe 730 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kosova ka shënuar 11 të vdekur dhe 730 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e fundit janë zbuluar nga kryerja e 1 794 testeve nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Ndërkohë gjatë ditës së fundit janë raportuar 11 të vdekur në komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).
Deri tani Kosova numëron 755 të vdekur dhe mbi 24 mijë raste pozitive që prej fillimit të pandemisë së coronavirus.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.122 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.278.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West