Pandemia rëndon gjendjen me Covid-19 në Kosovë
Në Klinikën Infektive nuk kanë mbetur më shtretër të lirë. Nga 111 pacientë në Infektivë, 72 janë me oksigjenoterapi, katër në mjekimin intensiv, prej të cilëve tre me respiratorë. Nga 1.137 mostra, brenda 24 orëve, 491 rezultuan pozitiv kurse pati 12 të vdekur. Megjithagë, numri ndryshon shpejt prandaj mjekët apelojnë për respektim të masave.
“Duhet patjetër t’i respektojmë të gjitha masat e kujdesit që jepen nga institucionet shëndetësore, bartja e maskave dhe distanca sociale. Ne duhet të mësohemi me këto masa dhe t’i respektojmë këto masa sepse Covid-19 është duke vazhduar të ekzistojë dhe ndoshta duhet të adaptohemi dhe të kemi kujdes”, shprehet Lindita Ajvazi Berisha- Drejtoreshë e Klinikës Infektive.
Rritja e të prekurve me Covid-19 e ku Prishtina është më e goditura, ka bërë që gati të gjitha shkollat në kryeqytet të kalojnë në mësimin online.
Situata me virusin Korona në Kosovë vazhdon të përkeqësohet. Vetëm në komunën e Prishtinës janë mbyllur 11 shkolla fillore e të mesme si pasojë e pandemisë.
Ndërkohë, Qeveria vendosi që nga e premtja deri të hënën, të mbylljen bizneset, përveç furrave të bukës dhe farmacitë. Gjithashtu është ndaluar hyrja pa nevojë e qytetarëve nga komunat tjera në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan e Shtime.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West