Vrasja gabimisht e banakieres në Tiranë, shpërthen i biri: Mallkuar qofshin!

Mimoza Paja
13 Mars 2023 | 08:50

Ka reaguar djali i Mimoza Pajës, 60-vjeçarja që mbeti e vrarë mbrëmjen e djeshme si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin në Don Bosko që ishte në pronësi të Fatjon Muratit.

Paja mësohet se punonte  kamariere dhe banakiere në lokal.

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam”- shkruan ai.

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri në lokalin në Don Bosko, ku si pasojë e të shtënave humbin jetën Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe një 10-vjeçare e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer.

Konkretisht të plagosur mbetën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Sahit Murati dyshohet se është xhaxhai i Fation Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Fation Murati me precedent penalë, ndodhej në masën arrest shtëpie, por që dyshohet se ishte larguar pak ditë më parë nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026