7 emigrantë meksikanë humbën jetën në një varkë pranë San Diegos
Të paktën 7 nga 8 personat që vdiqën kur dy varka u përmbysën në det të cekët por të trazuar në brigjet e San Diegos ishin emigrantë meksikanë, bënë me dije zyrtarët.
Identifikimi paraprak bazohet në të dhënat e gjetura me trupat, tha në një deklaratë konsullata meksikane në San Diego, raporton AP, duke shtuar se kombësia e personit të tetë nuk është përcaktuar.
Një grua që fliste spanjisht, e cila telefonoi 911 tha se ajo ishte në mesin e personave në varkën që doli në breg dhe se 15 persona ishin në një varkë tjetër që u përmbys. Autoritetet gjetën dy varka të përmbysura në ujë të cekët mes mjegullës së dendur të shtunën në mbrëmje vonë.
Roja Bregdetare pezulloi kërkimet për eshtrat të dielën. Të mbijetuarit mund të kenë ikur përmes tokës, përfshirë gruan që thirri 911.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West