One Albania me imazh të ri, objektiv shërbimi ndaj klientit

14 Mars 2023 | 21:08

One Albania prezantoi sot imazhin e ri të kompanisë përmes aktiviteteve të shumta në qytetin e Tiranës.

Përmes konferencës për shtyp, One Albania prezantoi sloganin, markën dhe identitetin e ri. Imazhi i ri përfaqëson pozicionimin që operatori One Albania synon të ketë në treg, për të vënë në qendër nevojat e klientit.

Përfaqësues të lartë të kompanisë ishin të pranishëm për të ndarë vizionin dhe ambicien e operatorit One për të qenë të parët në rajon, si pjesë e grupit hungarez 4iG.

One Albania është rezultat i bashkimit të dy operatorëve të parë përkatësisht fiks dhe mobile dhe trashëgon një infrastrukture shumë të zgjeruar të rrjetit të antenave dhe të fibrës optike.

Falë organizimeve nga One Albania, dita e verës në Tiranë u vesh me ngjyrat lejla dhe të verdhë, duke përcjell energjinë dhe pozitivitetin e ditës.

Përveç aktiviteteve të shumta të One Albania në sheshin “Skënderbej” dhe në Bllok, Dita e Verës kulmon me shfaqjen e 500 dronëve e cila është e para në rajon dhe më e madhja në Europë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026