Shtyhet seanca për Fatjon Muratin, zbardhet kërkesa për leje disa javë më parë

Fatjon Murati
15 Mars 2023 | 10:26

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Fatjon Muratin dhe Kristian Gjinin të akuzuar për armëbajtje pa leje.

Sot në seancë pritej të jepeshin konkluzionet e prokurorisë, ndërkohë që mungonte avokatja e Kristian Gjinit. Bëhet me dije se avokati i Fatjon Muratit ishte i pranishëm. Seanca e radhes u planifikua të mbahet në datën 29 mars.

Mësohet se disa javë me parë Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 08:00 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20 për arsye shendetesore, pasi do të kryente disa ekzaminime. Kjo kërkesë e bërë prej Muratit është refuzuar.

Murati u vu ne pranga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armesh në një apartament ne zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini.

Por pas hetimeve, Prokuroria e Tiranës zbuloi se në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një  gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtjes pa leje të armeve të kryer në bashkëpunim në armëmbajtje pa leje në banesë. Pas kësaj Gjykata e Shkallës së Parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e arrestit në burg në arrest shtëpiak.

Fatjon Murati dyshohet se ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, në korrik të viit të shkuar ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026