Juventusi mund të shesë Ronaldon, portugezi shumë i shtrenjtë për financat e ‘zonjës së vjetër’
Cristiano Ronaldo me sa duket është shumë i kushtueshëm për Juventusin dhe për këtë arsye kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për një shitje të portugezit në verën e ardhshme
Të kesh në skuadër një futbollist si Cristiano Ronaldo nuk është aspak e lehtë, madje as për një klub të madh si Juventusi. Mediat në Angli dhe në Spanjë shkruajnë se kampionet e Italisë po mendojnë shitjen e sulmuesit në verën e ardhshme pasi e kanë të pamundur ta përballojnë financiarisht.
Aktualisht Ronaldo është lojtari më i paguar në Itali me 31 milionë euro në sezon. CR7 përfiton pesëfish më shumë se Metis De Light që është futbollisti i dytë më i paguar në radhët e bardhezinjve.
Kontrata e 35-vjeçarit përfundon në vitin 2022 por bardhezinjtë nuk duan të rrezikojnë që ta humbasin me parametra zero për këtë arsye mendojnë ta nxjerrin në shitje që në verën e ardhshme.
Cristiano Ronaldo ka arritur të realizojë 71 gola në 94 paraqitje me Juventusit që prej viti 2018, kur u bashkua me skuadrën italiane nga spanjollët e real Madrid. Në fakt ai u mor për të ndihmuar Juventusin të triumfonte në champions, por bardhezinjtë as që ka mundur t’i afrohet këtij objektivi gjatë këtyre viteve. Tashmë pritet për tu parë sa të vërtetë janë këto zëra.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në