Masat e reja kufizuese, Manastirliu: Do të jenë në fuqi deri më 2 dhjetor
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat ka folur për pacientin që u hodh sot nga Spitali Infektiv, ku tha se, po kryhen verifikimet për ngjarjen.
“Ju siguroj që po kryhen të gjitha hetimet dhe verifikimet. Qytetarit dhe 120 qytetarë të tjerë që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv, nuk u ka munguar asgjë. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë ta marrin nga mjeket dhe infermieret që janë në frontin e luftës me një armik të padukshëm për më shumë se 8 muaj” tha znj. Manastirliu.
Ministrja foli më tej për përgatitjet për t’i bërë ballë rritjes së infektive dhe shtrimit në spital. “Jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë-dimrin duke forcuar kapacitetet. Kemi vijuar duke rritur kapacitetet për testimet dhe gjurmimin. Gemi gati spitalet rajonale”, tha ajo.
Ministrja e Shëndetësisë tha se, pas masave të propozuara dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të ketë vlerësim të situatës çdo dy javë dhe shtoi se ato janë me karakter mesatar dhe do të qëndrojnë tre javë në fuqi (2 dhjetor).
Për kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 tha se, përjashtim do të ketë vetëm për emergjencat shëndetësore, të punësuarit dhe nevoja të domosdoshme.
“Përjashtim bëhet për persona që duhet të lëvizin pë urgjenca shëndetësorë, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Për dy kategoritë e fundit nevojitet autorizim përmes portalit e-Albania.
Duke filluar nga dita e nesërme do të ketë kufizim dhe për bare, restorante dhe lokale në të gjithë vendin përveç shërbimit delivery”, deklaroi ministrja.
Ministrja e Shëndetësisë foli dhe për vaksinat e antigripit për kategoritë që janë me risk të lartë, duke thënë se deri tani ka përfunduar vaksinimi i stafit mjekësor.
“Më 30 shtator kanë mbërritur 70 mijë doza vaksine. Pjesa tjetër e vaksinave ka mbërritur sot dhe do të vijojë të mbërrijë në vijim të kalendarit të radhës së vaksinave. Vaksinat janë blerë nga qeveria shqiptare, janë porositur prej muajit prill dhe në vijim. Janë vaksinuar gjatë muajit tetor personeli mjekësor në të gjithë Shqipërinë”, tha znj. Manastirliu.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)