“Paguan Bajlozi”- Vrasësi i Behar Sofisë: Ofruan 500 mijë € për të vrarë në Gjermani

16 Mars 2023 | 12:12

Ernejt Shyti, 34-vjeçari, autor i vrasjes së Behar Sofisë në 21 shkurt 2021 në Tiranë, i cili prej kohësh ka pranuar të jetë bashkëpunëtorë i drejtësisë ka dhënë një dëshmi tronditëse në gjyqin e themelit që vijon në Gjykatën e Posaçme.

Shyti ka deklaruar se të njëjtët persona që e kishin porositur për të eliminuar Behar Sofinë i kishin thënë se do të kryente një tjetër vrasje në Gjermani. Sipas tij, ai do të vriste një 34-vjeçar që shtëpinë e kishte në cep të rrugës, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë do të paguhej për një shumë prej 500 mijë euro.

Shyti në seancë nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë porosi, duke mos treguar nëse ky person është apo jo shtetas shqiptar që jeton në Gjermani.

Më tej, ai ka treguar me detaje vrasjen e Beharë Sofisë, nga përgatitja deri tek finalizimi. Personat që i kanë thënë atij për këtë vrasje që do të kryente në Gjermani i kanë pohuar se paratë do t’i merrte nga “Bajlozi”, të cilin sipas tij nuk e njihte kush ishte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026