Zgjedhjet në SHBA, mbikëqyrësit ndërkombëtar përjashtojnë manipulimin e votave
Mbikëqyrësit ndërkombëtarë nga Organizata e Shteteve Amerikanë (OAS) kanë deklaruar në raportin e tyre paraprak se nuk kanë vërejtur manipulim apo parregullsi gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Në delegacion bëjnë pjesë 28 ekspertë nga 13 shtete që kanë studiuar procesin e zgjedhjeve në Xhorxhia, Ajova, Merilend, Miçigan dhe Distriktin e Kolumbisë.
OAS u shpreh se dita e zgjedhjeve ishte “paqësore” pavarësisht disa përpjekjeve për të frikësuar punonjësit e zgjedhjeve gjatë procesit të numërimit, ndërsa sistemin postar të zgjedhjeve e cilësuar si të sigurt.
Në raport thuhet se OAS mbështet “të drejtën e partive për të kontestuar zgjedhjeve dhe rinumërimin e votave përpara autoriteteve kompetente në rast se dyshohet për parregullsi”.
“Megjithatë, është kritike që kandidatët të sillen në mënyrë të përgjegjshme duke prezantuar dhe argumentuar pretendime legjitime përpara gjykatave kundrejt spekulimeve të pabaza dhe të dëmshme në media”, shkruan OAS.
Përfundimet e raportit do të prezantohen në Uashington, teksa në të përmendej dhe se “zgjedhjet e 2020 kanë qenë historike për shumë arsye, pasi aftësia e votuesve në të gjithë vendin për të votuar në rrethana jo favorizuese, tregon qartazi demokracinë për të cilën njihen Shtetet e Bashkuara”.
Lexoni gjithashtu
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet