Ish-ambasadori Çejku: UÇK s’kishte një komandë të qartë. Halimi: Duhet kërkuar bashkimi me Shqipërinë

10 Nëntor 2020 | 20:11

Arben Çejku , ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë thotë se në akuzën e Gjykatës Speciale ndaj elitës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kryesore është çështja për krime ndaj serbëve pasi akuza për trafikim organesh ka rënë tashmë.

“Në dosjen e Hagës ka shumë akuza që janë konkrete por që duhet të vërtetohen, akuza për trafik të organeve ka rënë”, tha ai.

Sipas ish-ambasadorit akuza për sindikat kriminale nuk qëndron pasi ndryshe nga ushtria serbe, UÇK nuk kishte një organizim. Ai theksoi se për këtë çështje duhet të flasin dhe ish-zyrtarët më të lartë të asaj kohe duke iu referuar konkretisht ish-kryeministrit Pandeli Majko.

“Në momentin që thuhet që është një sindikatë mendohet një zinxhir komande. UÇK ishte një guerrile që u përpoq që të organizohej si një ushtri por që nuk kishte një komandë të qartë. Nuk ishte si ushtria e Millosheviçit që çdo krim që bëhej me një komandë dhe kishte një përgjegjës konkret. Kjo është shumë e rëndë nëse do të qëndro si teknikë juridike”, deklaroi z. Çejku.

Diplomati theksoi se tani, “Kosova duhet të fillojë të mendojë për hapjen e një kapitulli të ri për marrjen e përgjegjësie pavarësish se çfarë fati do të kenë  të akuzuarit”.

Kurse, Fisnik Halimi, analist dhe politolog shkon më tej duke thënë se, pas arrestimeve Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

“Kosova duhet të bëjë atë që di më mirë. Kosova e ka vazhdu rezistencën pas vrasjes së Shaban Palluzhës, Kosova ka vazhdu rezistencën pas burgosjes së Adem Demaçit, ka shpall pavarësinë pas vdekjes së Ibrahim Rrugovës dhe tani duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë pas burgosjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, deklaroi ai.

Sipas z. Halimi nuk bëhet fjalë për gjykimin e tre individëve por për një pjesë të lavdishme të luftës duke thënë se, “humbës ose fitues do të dalim të gjithë” nga kjo çështje. Lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, analisti parashikon një qeveri LDK-PDK, duke thënë se në 20 vjet kanë bashkë qeverisur për 15 vjet.  

 

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021