Përleshje e dhunshme në burgun grek, shqiptari plagos me thikë 2 persona

16 Mars 2023 | 17:09

Një përleshje e dhunshme mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e Domkos në Greqi.

Protagonist ka qenë një 48-vjeçar shqiptar, i dënuar me 34 vite e 6 muaj burg për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe gruptë strukturuar kriminal.

Shqiptari plagosi me mjet prerës një 28-vjeçar algjerian dhe një 29-vjeçar palestinez, të cilët u transportuan me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen motivet e sherrit të dhunshëm mes shqiptarit dhe dy të plagosurve.

Mediat greke bëjnë me dije se pas dhënies së ndihmës së parë, algjeriani i plagosur, i cili vuan dënimin me 10 vjet për grabitje plagosje, është kthyer në qeli.

Ndërkohë që palestinezi, i cili vuan dënimin me 15 vjet e 10 muaj për trafik droge dhe grup kriminal, ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026