Berati vlerësohet nga revista “Time”, Rama ndan artikullin në Facebook

16 Mars 2023 | 16:01

Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij të Facebook një artikull që revista prestigjoze amerikane “Time” ia ka dedikuar qytetit të Beratit. Në këtë shkrim Berati është cilësuar si një nga vendet më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2023.

“Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një artikull qytetit të Beratit duke e sugjeruar për turistët si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023.

Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikulli”, shkruan në postimin e tij kryeministri Rama.

“Shtëpi prej guri kufizojnë brigjet e lumit Osum në Berat, duke mbështjellë vizitorët në bukurinë historike të qytetit. Ky vit shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe të popullit të Beratit që mori në mbrojtje shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash “për mysafirët dhe Zotin.

Për të kuptuar më mirë historinë e 400 viteve të historisë hebreje të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë, popullsia hebreje e të cilit u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme një vizitë në Muzeun Solomon . Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit të 13-të të Beratit, xhamitë e shekullit të 16-të dhe një kështjellë mijëravjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk”, shkruhet në artikullin e “Times” .

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026