Vodafone Albania vlerësohet sërish si rrjeti Nr.1 në Shqipëri edhe për 2023-in
Të jashtëzakonshme kanë qenë për Vodafone Albania këtë vit vlerësimet e Umlaut, një prej kompanive ndërkombëtare lider në testimin e cilësisë së infrastrukturave digjitale. Për të tretin vit radhazi Vodafone, operatori numër një i telefonisë celulare, jo vetëm ka rezultuar si rrjeti më i mirë në vend, por ka shënuar për këtë vit edhe “Rezultate të jashtëzakonshme në besueshmërinë e shërbimeve fikse.”
Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare dhe fikse në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve me zë (voice), transferimin e të dhënave (data) dhe eksperiencën e klientëve.
Bazuar në testimet e pavarura të Umlaut, Vodafone Albania rezulton të ketë marrë sërish pikët më të larta për treguesit e performancës së rrjeteve në Shqipëri, me një diferencë të konsiderueshme nga konkurentët. Rezultatet e këtyre testimeve theksojnë edhe njëherë standardet e larta në cilësinë e shërbimeve të ofruar nga ky operator në telekomunikacion. Certifikimi i Vodafone Albania si rrjeti më i mirë celular në vend vjen për të gjashtin vit, ndërsa ai është vlerësuar për të tretin vit edhe për rrjetin më të mirë fiks. Këto arritje në testet e rrjetit nuk janë rastësi, por janë rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe përkushtimit maksimal të kompanisë, për të siguruar që klientët e Vodafone Albania të përjetojnë eksperiencën më të mirë.
Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pionier në sjelljen e teknologjive të reja në treg, 3G, 4G dhe së shpejti, edhe 5G. Kjo arritje e radhës është edhe njëherë garancia se operatori më i madh i telekomunikacionit në vend po mban premtimin e dhënë klientëve për shërbimin më të mirë në telefoninë celulare dhe fikse.
Për më shumë informacione:
https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit