Kurti takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin, zbardhet biseda
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti zbulon se fokusi i bisedës ka qenë takimi i 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër, mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Shefi i qeverisë në Prishtinë thekson se Kosova vijon të mbetet konstruktive për sa i përket marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Përpara takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër fola me të dërguarin special të Gjermanisë Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, krijues dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Kurti në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë