Plani evropian dhe zbatimi i tij, Lajçak përfundon takimin e dytë me Vuçiçin

14 Mars 2023 | 20:07

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin e dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Beograd.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se u diskutua për aneksin e zbatimit të planit evropian.

Lajçak shtoi se do të bëhen përgatitjet përpara takimit të radhës në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiçit më 18 mars.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin Aleksandër Vuçiç për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, shkroi Lajçak në Twitter.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026