Politika pas viteve ’90, përgjegjëse për shpopullimin
Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.
Lëvizja e lirë është pamundur të ndalet. Karta e të drejtave themelore, i jep mundësi njeriut të zgjedhë, dhe kjo është arritje për Shqipërinë e shekullit të ri e cila i ka dhënë fuqi pasaportës së shtetasve të vet të udhëtojnë pa viza në 115 shtete. Por, kur largimet bëhen vetëm me biletë vajtje, dikush duhet të marrë përgjegjësitë dhe të japë shpjegime, në mos të paguajë edhe biletën e kthimit.
“Nëse flasim për shkaktar, është padiskutim politika sepse gjithçka çfarë ndodh këtu lart, përcakton se cilat janë rregullat qe vendosen për t’u zbatuar ne terren dhe kjo funksionon dhe për sistemin e shëndetësisë. Influenca politike në sistemin shëndetësor është shumë e lartë, qoftë në punësim, qoftë në mënyrën se si organizohen shërbimet, është një nga shkaktarët pse largohen mjekët,” – u shpreh Denisa Canameti nga programi i shëndetësisë në shoqatën “Together for life”.
“Kush ka drejtuar Shqipërinë, në mënyrë absolute? Kush i ka marrë frenat e Shqipërisë në dorë? Ata që janë votuar, të gjithë. Merri me alfabet, nga 1992-shi e këtej,” – deklaroi sipërmarrësi, Gjergji Gjika.
“30 vjet demokraci janë shumë dhe mund të them që politika është e gjitha përgjegjëse,” – shtoi ekspertja e statistikave, Ines Nurja.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)