Lefter Alla në gjyq: Sulm politik! Po ta dija që do më arrestonin nuk do rikandidoja
Euronews Albania ka mundur të zbulojë dëshminë e kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në GJKKO, në lidhje me arrestimin e tij për abuzime në tenderin e ujësjellësit.
Alla në fjalën e tij drejtuar gjykatës e cilëson arrestimin si një sulm politik për të ndaluar rikandidimin e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kryebashkiaku theksoi se nëse do të ishte në dijeni se mund të arrestohej nuk do ta kishte shpallur kurrë rikandidimin e tij.
“Edhe vetë zot Alla i është drejtuar në nisje të seancës gjykatës se arrestimi i tij është një sulm politik si kryebashkiak i Bulqizës. Nëse ai do ta dinte nuk do të kandidonte më tej, duke e lidhur arrestimin e tij me një rikandidim të mundshëm për Bashkinë e Bulqizës në zgjedhjet lokale”, deklaroi gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati.
Ndërkohë që avokati i Lefter Allës, Hysni Demiraj, tha se klienti i tij ka qenë një biznesmen i suksesshëm përpara se të bëhej kryetar bashkie dhe ndaj ai nuk mund të ketë ndërhyrë në tender pasi i njeh ligjet.
Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, GJKKO vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e Allës dhe 12 zyrtarëve të tjerë të bashkisë Bulqizë në lidhje me abuzimet me tenderin 3 mln euro të ujësjellësit.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës