Tenderi 3 mln euro, çfarë deklaroi kryebashkiaku i Bulqizës para gjykatës
Euronews Albania ka siguruar dëshminë e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla gjatës seancës gjyqësore të zhvilluar ndaj tij, pasi u arrestua.
Alla i ka konsideruar politike akuzat e ngritura ndaj tij.
“Në gjykimin tim, më mirë të më thonin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, mësohet të ketë thënë ai gjatë seancës.
Ndërkaq, vijon seanca për verifikimine masës së sigurisë ndaj Allës dhe zyrtarëve të tjerë bashkë me përfaqësuesit e firmave private.
Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është vënë pranga me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se është arrestuar edhe nënkryetari i bashkisë dhe 9 persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Shkelja e zyrtarëve të bashkisë ka të bëjë me një tender prej 3 mln eurosh për Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme