Qëlloi me karrige drejt policisë, arrestohet shqiptari. I gjendet kokainë në shtëpi

19 Mars 2023 | 17:52

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në qytetin e Ternit në Itali. Ai u arrestua pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ai ka filluar të sulmojë karbainierët italianë duke u gjuajtur fillimisht me karrige e më pas me sende të tjera, pasi në shtëpi fshihte një sasi prej 51 gramë kokaine.

Të gjendur në këtë situatë policët përdorën pistoletën taser,  armë e përdorur për mbrojtje e cila elektrizoi dhe e mbajti të qetë 23-vjeçarin.

E gjithë ngjarja kishte nisur kur, karabinierët, gjatë një shërbimi të zakonshëm të kontrollit rrugor në Via Montegrappa, urdhëruan ndalimin e një makine Nissan Pixo të drejtuar nga një i ri shqiptar, i cili ishte pa leje drejtimi dhe dokumente të tjera identifikimi. Kjo ishte arsyeja se pse ata e shoqëruan të riun në shtëpi, ku u përballën edhe me sjelljen agresive të

Sipas mediave italiane 23-vjeçari me origjinë shqiptare u dërgua në paraburgim e ndaj tij është kërkuar masa e arrestit me burg për akuzat e trafikimit të drogës, dhunim dhe shfaqje rezistence ndaj zyrtarit publik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026