Nëse identifikimi biometrik nuk garanton siguri, Komisioneri për të Dhënat mund ta ndalojë procesin
Kodi i ri zgjedhor ka parashikuar leximin elektronik të dokumenteve të identitetit në zgjedhjet e 25 prillit, në të gjithë vendin. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur tashmë punën për gjetjen e kompanisë që do të kryejë ndërtojë këtë sistem.
Por Komisioneri i Mbrojtes së të Dhënave, Bensik Dervishi u shpreh në “Me pak fjalë”, në Euronews Albania se nëse nuk do garantohet siguria e të dhënave personale, atëherë komisioneri mund ta ndalojë këtë process.
Pyetjes se ‘a keni ju mjetet ligjore për ta ndaluar përdorimin e sistemit nëse nuk plotëson kushtet ligjore?’, komisioneri ju përgjigj se:“Absolutisht që po. Në fushën e të mbrojtjes së të dhënave pushteti i komisionerit është i plotë. Është detyrim ligjor si për KSHZ-në dhe komisionerin për të dhënë mendim.Komisioneri ka instrumente ligjore, ne do të bëjmë monitorim dhe inspektim. Ne rekomandojmë. Në rast se kontrolluesi (KSHZ) nuk i zbaton rekomandimet, komisioneri ka të drejtën e ndalimit të sistemit për përdorimin e të dhënave personale”, tha ai.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet