Vaksinimi nis në fillim të 2021, BE marrëveshje për 300 milionë doza

12 Nëntor 2020 | 07:16

Bashkimi Europian ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë Pfizer dhe BionTech për furnizimin me 300 milionë doza nga vaksina e tyre e prodhuar për parandalimin e COVID-19. Sipas rezultateve të testimeve, kjo vaksinë është 90 për qind efektive dhe mendohet të jetë një medikament premtues në luftën kundër pandemisë.

Komisionerët e Bashkimit Europian kanë autorizuar një kontratë të katërt me kompanitë farmaceutike BionTech dhe Pfizer. Kontrata mbulon blerjen e deri në 300 milionë dozave, që do të fillojnë të shpërndahen menjëherë pasi të provohet siguria dhe efektiviteti i vaksinës kundër COVID-19”, tha Eric Mamer, zëdhënës i Komisionit Europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ka nënvizuar se “sapo vaksina të jetë gati, planifikohet shpërndarja e saj sa më shpejt në të gjithë Europën”. Ky proces parashikohet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2021. Komisioni Europian është shprehur se vaksina do të shpërndahet në të njëjtën kohë në të gjitha vendet anëtare. Prioritet do të kenë stafet mjekësore, personat mbi 60 vjeç, si dhe ata individë që janë më të prekshëm si pasojë e problemeve shëndetësore.

Megjithatë prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine efektive nuk do të thotë se qytetarët duhet të heqin dorë nga masat kufizuese të vendosura për parandalimin e pandemisë.  

“Gjithashtu dua të sigurohem se po i dërgojmë të gjithëve mesazhin e duhur, pra duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat që janë vendosur”, u shpreh Stella Kyriakides, komisionerja e shëndetësisë së BE.

Bashkimi Europian ka siguruar edhe tre marrëveshje të tjera me kompani farmaceutike që i lejon 27 vendeve anëtare të blejnë gati 1 miliardë doza të vaksinave potenciale në parandalimin e coronavirusit.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026