GJKKO lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.
Në një reagim për Euronews Albania avokati i Orges Bilbili, e cilësoi vendimin si të bazuar në prova të marra jo në formën e përcaktuar nga ligji, duke tejkaluar kompetencat.
“Një vendim i marrë me prova jo të siguruara në formën e kërkuar nga ligji! Gjykata ka tejkaluar kompetencat do të ndjekim rrugët ligjore”, th ai.
Bilbili dhe Anterio Kaloshi u shpallën fajtor nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.
Orges Bilbili u arrestua më 10 prill të vitit 2020 në Tiranë. Ai ishte i armatosur dhe ka dyshime se po përgatitjes për të kryer një vrasje.
Për kapjen e Bilbilit, policia kishte vendosur një shpërblim financiar prej 50 mijë euro, për këdo që jepte informacion të saktë për këtë shtetas.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta