Tensione në Francë, demonstruesit dhe policia përleshen në rrugë
Qeveria franceze u ka mbijetuar dy votave të mosbesimit, duke i hapur rrugën zbatimit të reformës së pensioneve që ka ngjallur protesta të reja. Demonstruesit u përleshen me policinë në rrugë këtë të hënë.
France 24 raporton se në lagjen e tretë të Parisit, protestuesit bllokuan rrugët dhe u vunë flakën gomave dhe koshave të plehrave.
Qeveria i mbijetoi “ngushtë” votimit të parë, të nisur me iniciativën e deputetëve të opozitës, e indinjuar që presidenti Emmanuel Macron përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të zbatuar reformat jopopullore të pensioneve pa votim në parlament. Gjithsej 278 deputetë votuan për mosbesim, që është vetëm nëntë vota më pak se 287 që nevojiten për të rrëzuar qeverinë e Elizabeth Bourne, raporton portali France 24.
Gjatë deklaratës për mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë, të paraqitur nga Marine Le Pen nga partia e ekstremit të djathtë Aleanca Kombëtare, pati vetëm 94 vota “pro”, raporton CNN.
Evropa kërcënohet nga nxehtësia ekstreme, meteorologët paralajmërojnë për rikthimin e El Niño-s
Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
- 12:51 Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 12:43 Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej
- 12:43 Ryshfet për vota, policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
- 12:29 Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit mes duartrokitjesh (VIDEO)
- 12:25 Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë