Kujdestarët e lanë pa ushqim e ujë, 88-vjeçarja vdes pas 28 ditësh

21 Mars 2023 | 12:33

Një grua 88-vjeçare u nda nga jeta 28 ditë pasi kujdestarët në spital ndaluan t’i jepnin ushqim dhe ujë.

Sarene Taylor, 88, u shtrua në një spital në Uells pasi pësoi një goditje në tru një muaj më parë, mjekët thanë se nuk mund të bënin më asgjë dhe sipas djalit të saj atë e dërguan në shtëpinë e kujdesit.

Djali i Serene, Rob Taylor është shprehur i pikëlluar pak ditë para vdekjes së saj duke thënë se kjo nuk është një histori ligjshmërie apo paligjshmërie, por etike.

“Nëna ime është ende gjallë, ka 24 deri në 45 ditë pa ushqim dhe ujë dhe është ende gjallë. Kjo është çnjerëzore. Infermierët bëjnë një punë të jashtëzakonshme, nuk kam asgjë kundër tyre apo shtëpisë së kujdesit, por etika është e gabuar. Ajo po vdes dalëngadalë nga dehidratimi dhe kequshqyerja, para syve tanë”,-tha ai.

Rob Taylor, një ish oficer policie rurale në Uellsin e Veriut, e përshkroi këtë situatë si ‘çnjerëzore’ dhe ‘zemërthyese’ për familjen, duke thënë se duhet të ndryshojë.  Ai nuk kishte kritika ndaj infermierëve apo stafit të kujdesit, por e quajti fundin e jetës së nënës së tij ‘çnjerëzore’ dhe jo diçka që do të prisnit në 2023.

“Unë e kuptoj kujdesin në fund të jetës dhe kujdestarët dhe infermieret e distriktit bëjnë një punë fantastike, por t’i mohosh një qenieje njerëzore ushqimin dhe ujin është e turpshme dhe ne si shoqëri duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë përsëri”,-tha Taylor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026