Stoltenberg: Kina duhet të dëgjojë Ukrainën rreth planit për paqe

Jens Stoltenberg
21 Mars 2023 | 16:54

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje të martën Pekinit që të ketë parasysh kushtet e Ukrainës për paqe me Rusinë, teksa presidenti kinez, Xi Jinping po takon presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Putin i ka thënë Xi-së se është i hapur për të diskutuar dokumentin 12-pikësh të Pekinit për konfliktin në Ukrainë, në të cilin bëhet thirrje për dialog dhe respektim të sovranitetit territorial të shteteve.

“I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore,” – tha Stoltenberg në një konferencë për media, duke theksuar se Kina ka dështuar që të dënojë luftën e Moskës në Ukrainë.

“Prandaj Kina duhet të nisë të kuptojë perspektivën e Ukrainës dhe të angazhohet me presidentin Zelensky drejtpërdrejt, nëse dëshiron të jetë serioz për paqen,” – shtoi ai.

Shefi i aleancës ushtarake të Perëndimit, ka thënë se mirëpret propozimet që mund të çojnë në “paqe të qëndrueshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026