Prifti që humbi djalin në aksidentin e trenave: Kur hapa arkivolin…

Prifti që humbi djalin
21 Mars 2023 | 17:44

At Christodoulos Papaioannou foli për momentet e vështira që ka përjetuar ai dhe familja e tij, kur varrosën djalin 23-vjeçar i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të trenave në Greqi.

“Të rritësh një fëmijë sot nuk është një gjë e lehtë. Djali im ëndërronte të kishte familjen e tij,” – u shpreh Papaioannou.

At Christodoulos iu referua edhe momenteve të para tragjike kur kuptuan se 23-vjeçari Kyprianos ishte në trenin fatal.

“Ishte e martë mbrëma kur ai nuk po i përgjigjej telefonit. E fejuara e tij erdhi në shtëpi e shqetësuar dhe na tha se po e thërriste por ai nuk po përgjigjet. Ishte rreth orës 00:30 të mëngjesit. Kur pashë lajmin për përplasjen sikur më futën një thikë në zemër dhe s’kisha më gjak në trup”, tha prifti.

“Pasi dolëm nga spitali i Larisës, kërkova të hapja arkivolin, për të parë djalin. Nuk e dija se çfarë do të shihja. Kur pashë fytyrën e tij, fillova të qetësohem sepse ishte Kyprianos”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026