Rusia “kërcënon” Japoninë pas vizitës së kryeministrit Kishida në Kiev

Kryeministri i Japonise ne Kiev
21 Mars 2023 | 19:30

Dy avionë bombardues rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë. Ministria ruse e Mbrojtjes  konfirmoi se avionët ushtarakë kanë kryer patrullime gjatë ditës së sotme në afërsi të territorit të Japonisë.

Avionët e llojit Tupolev janë të aftë të bartin armë bërthamore dhe Moska vazhdimisht i përdor ata për të demonstruar forcën e saj ushtarake.

Fluturimet e kryera së fundi nga ushtria Ruse janë një mesazh për qeverinë në Japoni.

Ditën e sotme, kryeministri japonez, Fumio Kishida zhvilloi vizitë në Ukrainë për të takuar Presidentin Zelenski dhe zyrtarë të tjerë të Kievit. Vizita është një shenjë mbështetje që Japonia tregon nga luftës së Ukrainës kundër Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe rreth 800 të tjerë janë infektuar nga një shpërthim i kolerës në shtetin e Kordofanit Perëndimor, në...
16:13 | 05/07/2026

Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore

Kina po planifikon të eksportojë robotë të avancuar për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore, me synim tregjet në Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe...
16:10 | 05/07/2026

Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje

Irani dhe Katari kanë rifilluar tregtinë e tyre detare pas afërsisht pesë muajsh pezullimi. Anijet detare midis Portit Dayyer të Iranit dhe Portit Al Ruwais...
16:06 | 05/07/2026