Marrëdhënia BE-SHBA nuk do të jetë më kurrë e njëjtë, thotë ish-shefi i kabinetit të Trump
Marrëdhënia e Europës me Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më kurrë e njëjtë, tha ish-shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë për Euronews.
Mick Mulvaney, sot i dërguari special i SHBA në Irlandën Veriore, tha se as presidenca e Joe Biden do të mund të rikthejë marrëdhënien BE-SHBA ashtu siç ka qenë përpara presidentit Trump.
Ai tha se Trump iu ka hapur sytë amerikanëve sesi të bëjnë marrëveshje tregtare të baraspeshuara dhe duke siguruar se europianët paguajnë pjesën që iu takon për sa i përket detyrimeve për NATO.
“Në përgjithësi, reagimi natyral se marrëdhënia do të ngrohet me ardhjen e Biden është korrekt, por megjithatë ka pak të ngjarë që gjërat të kthehen siç qenë përpara administratës së Trump”, tha Mulvaney.
“Mendoj që nuk është e arsyeshme të presupozohet që marrëdhëniet do të jenë si në kohën e Obamës, Bush apo Clinton”.
“Pikë së pari, mbi tregtinë: ne tashmë jemi më të vetëdijshëm për marrëveshjet tregtare dhe duam të sigurohemi që ato janë të drejta dhe të baraspeshuara”.
“Më përpara ne përdornim tregtinë dhe të hiqnim dorë nga disa gjëra prej marrëveshjeve si pjesë e politikave të jashtme për t’iu kundërpërgjigjur sovjetikëve gjatë Luftës së Ftohtë. Ky nuk është më thelbi i politikave tonë tregtare”.
“Ne gjithashtu duam që vendet anëtare të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre, si me NATO për shembull. Kjo është diçka që është përqafuar gjerësisht, edhe pse erdhi si papritur prej presidentit, por u pranua si nga Demokratët ashtu edhe nga Republikanët”.
Pavarësisht këmbënguljes së Trump për fitoren e zgjedhjeve, udhëheqësit europianë kanë uruar Biden për fitoren.
Lexoni gjithashtu
- Transferimi i pushtetit në SHBA, sekretari Pompeo: Do të ketë një administratë të dytë Trump
- Zgjedhjet në SHBA, mbikëqyrësit ndërkombëtar përjashtojnë manipulimin e votave
- Biden ”qetëson” bursat, rritje rekord e aksioneve në tregjet evropiane dhe ato aziatike
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës