Bill Gates: Zhvillimi i AI, përparimi më i rëndësishëm teknologjik prej dekadash

22 Mars 2023 | 10:48

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates e ka cilësuar zhvillimin e inteligjencës artificile si përparimin më të rëndësishëm teknologjik në dekada. Në një postim të tijin ai e ka quajtur AI po aq thelbësoe sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit, internetit dhe telefonit celular.

“Kjo do të ndryshojë gjithçka, mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë, udhëtojnë, marrin shërbime mjekësore apo komunikojnë me njëri tjetrin”,- tha Gates duke ju referuar teknologjisë së ChatGPT.

I zhvilluar nga OpenAI, ChatGPT është një chatbot i AI i cili është programuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në internet duke përdorur gjuhë natyrale, të ngjashme me njeriun.

Ekipi pas tij në janar 2023 mori një investim shumë miliardë dollarësh nga Microsoft – ku zoti Gates ende shërben si këshilltar.

Por nuk është i vetmi chatbot i disponueshëm me AI, pasi Google së fundi prezantoi rivalin Bard.

“Unë isha një nga njerëzit e parë që pata akses te Bard dhe kolegët e mi dhe unë po përpiqemi ta bëjmë atë me hapat e tij. Deri tani më ka dhënë një përgjigje filozofike për kuptimin e jetës. Ai i dha një histori kompetente të marrëdhënieve Rusi-Kinë për një koleg që mbulonte takimin midis Presidentit Putin dhe Xi Jinping – ndryshe nga ChatGPT, Bard mund të ketë qasje në çështjet aktuale”,- është shprehur Bill Gates.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026