Destinacion shkon në Dumrenë e 84 liqeneve dhe bimës së shafranit

12 Nëntor 2020 | 19:45

Duket gati sureale që në një sipërfaqe prej 268 km katror mund të gjesh 84 liqene natyrale, që i japin kësaj zone një bukuri të pakrahsueshme. E po, kaq mahnitës është edhe fakti që këtu bëhet plazh dhe kultivohet bima më kushtueshme në botë, shafrani.

Jemi në Belsh, qyteti që ka marr nur këto tre vitet e fundit. Ai është i shtrirë buzë liqenit, që ka të njëjtin emër.

Detajet e tjera për qytetin i jep kryetari i bashkës së Belshit, Arif Tafani.

“Gjatë këtyre 4-5 viteve të fundit, Belshi është transformuar në mënyrë të paimagjinueshme. Projekti kryesor dhe më i rëndësishëm është, që transformuam qytetin dhe liqenin dhe rikualifikimin e ndërtimit të shëtitores përreth liqenit,”- shprehet Tafani.

Bashkia nuk ka ndërmend të ndalet këtu, por planet e bashkisë shkojnë deri te ndërtimi i një fshati turistik, që do të administrohet nga ky instititucion

“Me në qendër tre nga liqenet kryesore dhe më të bukur është një projekt I finanacuar nga “Fondi i Zhvillimit” dhe nga “Bashkia Belsh”, ku do përfshihen disa nga një sërë aktivitetesh duke filluar me shtëpizat e drurit,  bujtinat e vogla, me restorantin, me kamperin për rulota, zonën e piknikut dhe kampingut,”- tregon zoti Tafani.

Belshi ka qenë një qytet antik dhe arkeologu Skënder Bushi na rrëfen detajet për zbulimet aty.

“Në “Muzeun Historik Kombëtar” ndodhen disa objekte nga qyteti antik i Belshit, zbuluar nga profesor Neritan Ceka, para viteve ’90. Varri i përkistë një luftëtari romak dhe si pjesë e invetarit kohës është  zbuluar një amfore më voluta.

Vijojmë udhëtimin tonë në fshatin Dëshiran e pasi përshkojmë pyllin e bukur të Marinzës, ku do të jetë dhe fshati më i ri turistik i Belshit, presim të takojmë dy vllezërit Elezi.

“Ne e kemi filluar me 100 bimë eksperimentin, edhe pasi bënë analizat në Itali, se pronari është italian rezultat doli cilësi e parë e gjitha dhe vendosi ta shtojë sipërfaqen. Shafrani fillon lulëzimin javën e fundit të tetorit dhe vazhdon deri 20-25 nëntor,”-thotë zoti Elezi.

Më vonë takojmë profesorin e politeknikut Dervish Elezi, që na e shpjegon rëndësinë e kësaj bime.

“Bima më e shëndetshme që mbase ekziston në rruzull dhe është e gjithëanshme, universal për sistemin nervor, qetësuses për ankthin dhe për deprsionin sipas studimeve që janë bërë,”-shprehet zoti Dervish.

Nuk mund të largohemi pavizituar dhe liqenin e Merojës, një nga 84 liqenet e zonës së Dumresë. Ky është ndër më të pastërit në zonë. Pikërisht për këtë arsye bashkia e Belshit e zgjodhi për të ndërtuar këtë plazh që është këtu, i cili ka funksionuar sivjet dhe do funksionojë dhe në vitet në vazhdim për pushimet verore.

Ky ishte udhëtimi ynë në Dumre dhe ju sugjerojmë ta vizitoni pasi do mbeteni të kënaqur nga qetësia dhe bukuri që të ofron.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024