Shkarkohet trajneri Miroslav Klose, 4 fitore dhe 22 humbje me ekipin austriak

22 Mars 2023 | 12:03

Miroslav Klose, një nga legjendat e futbollit gjerman është shkarkuar nga posti i trajnerit në Austri.

Prej disa muajsh Klose mori drejtimin e ekipit Altach, ku duket se nuk pati sukses si trajner. Në 26 ndeshje ai fitoi vetëm 4 dhe humbi 22 të tjera. Ky rezultat ka bërë që drejtuesit e ekipit të ndërpresin kontratën me teknikun klose.

Drejtuesit e ekipit në një komunikim me mediat thanë se pas një analize të rezultateve vendosën që largojë trajnerin dhe ndihmësin e tij, me efekt të menjëhershëm.

Klose mori drejtimin e skuadrës austriake në korrik të vitit të kaluar. Më herët kishte përvojën si asistent në drejtimin e ekipit të Bajernit.

Në karrierën e tij si futbollit, Klose njihet si një nga lojtarët më të mirë të kombëtares gjermane. Ai ka luajtur për ekipin kombëtar 137 ndeshje dhe ka shënuar 71 gola. Ndërsa në ekupi të ligave të ndryshme ka zhvilluar 530 ndeshje dhe ka shënuar 212 gola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026