Deputetët e PD-së kërkesë për mocion me debat, Boçi: Të diskutohet raporti i DASH
Deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës së ish-kryeministrit Berisha kanë paraqitur në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të kësaj të enjteje.
Deputetët kërkojnë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të mbahet një mocion me debat në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Nga foltorja e Kuvendit deputeti Luçian Boçi theksoi se raporti i DASH është nga më të rëndët të hartuar ndonjëherë për Shqipërinë.
“Kërkesa jonë për mocion me debat niset nga fakti se raporti i DASH është nga raportet më të rënda të bëra ndonjëherë në lidhje me korrupsionin, gjendjen e demokracisë dhe median e lirë në Shqipëri. Si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë pasi tregon qartazi rrëshqitjen e demokracisë drejt një autokracie idiote”, tha Boçi.
Pjesë nga kërkesa e deputetëve të PD-së:
Në këtë kontekst, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh të opozitës kërkojnë:
Ndryshimin e Rendit të Ditës
Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e DASH.
Debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë një kohe niminalisht prej 10 minutash për të diskutuar.
Sipas kërkesës së deputetëve të Opozitës, Kryetarja e Kuvendit duhet të mbledhë menjëherë Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta