Gazetari i Euronews Albania tregon ç’do të ndodhë me kandidatët që kalojnë të gjitha fazat e garës së BKH-së
Pas kualifikimit të 55 kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në testin e esesë, ditën e sotme ka nisur intervistimi i një pjese të kandidatëve.
Gara parashikon në fazat e ardhshme, testin e poligrafit dhe vetingun e kandidateve.
Gazetari Eni Ferhati sqaroi se në godinën e Polit të Drejtësisë, tre prokurorët e SPAK-ut që përbëjnë dhe Komisionin e Përzgjedhjes kanë marrë në pyetje 25 kandidatë nga 55 të kualifikuar deri në këtë fazë.
“Kandidatët që do t’i kalojnë të gjitha fazat do të fillojnë menjëherë punën sa i takon Byrosë Kombëtare të Hetimit për të vijuar më pas me plotësimin e të gjithë organikës prej 60 hetuesish, madje ata do të nisen menjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në akademinë e FBI-së në Virginia ku do t’i nënshtrohen dhe një trajnimi një mujor,” – tha gazetari i Euronews Albania, Ferhati.
Ai tregoi se disa prej kandidatëve që janë skualifikuar kanë dorëzuar katër padi në Gjykatën Administrative dhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ku sipas tyre ka pasur falsifikim të dokumenteve dhe manipulim të rezultateve.
Lexoni gjithashtu:
Gara për BKH-në, nis intervistimi me gojë për një pjesë të kandidatëve
SPAK-BKH përplasje për buxhetin, Hajnaj kërkon zë më vete, Kraja: Jemi strukturë e përbashkët
Ankesat për garën në BKH, rishikimi i vlerësimeve nxjerr vetëm një ”gabim njerëzor”
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)