Trajneri përplaset me gazetarin, Troisi: Duhet të mësosh më shumë

23 Mars 2023 | 14:45

Diego Longo është trajneri i ri i Flamurtarit, ndërsa parardhësi i tij Marcelo Troisi nuk mundi të përmbushte synimet e klubit.

Braziliani duket se nuk e ka pritur mirë largimin nga pankina, teksa është përplasur dhe me gazetarin e Euronews Albania, Enriko Gabaj.

Në një postim të gazetarit lajmërohet ardhja e teknikut Longo, ndërsa komenti i Troisit shkon si një sulm ndaj gazetarit, duke i pohuar këtij të fundit se nuk është i aftë plotësisht për të punuar si gazetar sporti.

“Enriko Gabaj kjo tregon profesionalizmin e tij, një mendim i keq, tregon se ai nuk di asgjë nga futbolli, ai është thjesht një tifoz. Duhet të mësosh më shumë për të punuar në gazetarinë sportive”, ishte komenti i Troisit.

Duket se braziliani është kundër të gjitha mendimeve ndryshe dhe kritikave edhe pse gazetari në asnjë moment nuk analizoi apo vlerësoi punën e teknikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025