Mbyllën grevën, qeveria jep 560 mln lekë për naftëtarët e Ballshit

13 Nëntor 2020 | 13:25

Pas diskutimeve që patën me qeverinë dhe dakordësinë për të mos iu kthyer sërish protestave për 26 pagat e prapambetura, për naftëtarët janë vënë në dispozicion 560 milionë lekë. Lajmin e ka bërë të ditur, drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi.

“Ajo që kemi tjetër si shqetësim është pagesa e naftëtarëve. Duhet një shumë rreth 560 milionë lekë”, tha ajo.

Disa ditë më parë në takimin e tij me naftëtarët, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të dilte garante për pagesa në formë asistence, por jo për shlyerjen e pagave. Fondi është votuar në Komisionin e Ekonomisë, edhe pse nuk është caktuar ende se nga do të merret.

Një ndryshim tjetër që u votua në zërat buxhetorë, ishte dhe fondi 1.2 mld lekë për medikamente anti-covid.

“Në lidhje me kostot e medikamenteve të Covid, unë mund t’ju sqaroj se shuma prej 1.2 mld lekësh erdhi si një vlerësim nga Ministria e Shëndetësisë me përllogaritjet që ata bëjnë për sëmundshmërinë, për tendencat”, theksoi ajo.

Në buxhetin e vitit 2021 është rishikuar gjithashtu formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar në bashki duke u nisur nga goditja qe dha tërmeti i 26 nëntorit dhe numrit të bizneseve që kanë, duke mbështetur ato njësi që kanë më shumë vështirësi.

Lexoni gjithashtu: 

Pandemia, Meta thirrje Ramës: Të nisë testimi i qytetarëve, duhet të rimbursohet paketa anti-COVID

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026