Mësimdhënia në distancë, pandemia sjell vështirësi për nxënësit spanjollë
Rritja e numrit të të infektuarve nga COVID-19 ka detyruar shumë shkolla në Europë të mbyllen dhe të zhvendosen në platforma online.
Spanja është një prej këtyre shembujve, ku shumë studentë po hasen me vështirësi të ndryshme.
“Ndonjëherë ka ushtrime në matematikë që nuk i kupton se si bëhen ose ti mendon se mund të bëhen në një mënyrë të caktuar, sepse ashtu është në libër dhe ti ashtu e kupton. Megjithatë del që është e gabuar, pra ti je duke bërë çdo gjë gabim. Kur shkon më pas në klasë kupton që e gjithë puna që ke bërë një ditë më parë ka qenë e kotë”, tregon Irene Gonzales, studente.
Mësimdhënia në distancë paraqet shumë vështirësi, pasi ndonjëherë pajisjet teknologjike nuk funksionojnë si duhet.
“Nuk është e mundur që të kemi kamera në të gjitha klasat. Ndonjëherë mikrofonat apo altoparlantët nuk punojnë. Gjithashtu studentët në shtëpi kanë të njëjtat të drejta të ndjekin mësimin, ashtu sikurse ata në janë në shkollë,” thonë familjarët e Irene.
Gjithashtu familjarët janë të shqetësuar për ecurinë e fëmijëve të tyre në kushte të tilla mësimdhënieje.
Që në fillim të këtij viti, 169 shkolla në Spanjë janë detyruar të mbyllen dhe 1 e treta nuk janë hapur akoma. Të paktën 11.000 klasa janë mbyllur dhe më shumë se gjysma nuk i janë rikthyer normalitetit.
“Hendeku në trupin studentor lidhur me sfondin social po zgjerohet. Në ato shkolla, ku ka më shumë studentë në disavantazh, pra studentë të cilët kanë pasur më shumë vështirësi, po ngelen edhe më mbrapa.”, thotë Alvaro Ferrer, ekspert në barazinë arsimore tek organizata jofitimprurëse Save the Children.
Megjithëse ka vështirësi, mësuesit dhe organizatat e ndryshme që ndihmojnë fëmijët në shkolla po bëjnë të pamundurën për të siguruar ndjekjen e orëve mësimore.
“Mangësitë e mësimit në distancë mund të rrisin akoma më tej problemet. Spanja ka numrin më të lartë të lënies së shkollës në Bashkimin Europian, thotë Carlos Marlasca, korrespondenti i Euronews në Madrid.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet