U shkarkua në mes të sezonit, Julian Nagelsmann do t’i kushtojë Bayernit 30 mln euro
Shkarkimi i Julian Nagelsmann do t’i kushtojë Bayern Munchen të paktën 30 milionë euro.
Kështu shpehet Bild, pasi trajneri gjerman merr rreth 8-9 milionë euro në sezon dhe ka një kontratë që skadon më 2025. Të gjitha këtyre iu duhen shtuar edhe shifrat që duhet të marrin ndihmësit e tij.
Këto pritet të jenë pasojat mjaft të kushtueshme të këtyre ditëve kaotike te Bayern Munich, të cilat kulmuan me shkarkimin e Nagelsmann dhe “gradimin” e Thomas Tuchel në “Allianz Arena”.
Ish-trajneri i Chelsea ka rënë dakord me klubin bavarez për një kontratë 2.5-vjeçare, deri më 30 qershor 2025.
Tuchel emërohet trajneri i ri i bavarezëve, për ironi të fatit pak para “Klassiker” kundër Borussia Dortmundit, skuadra e fundit gjermane që drejtoi. Për 49-vjeçarin është një rikthim në Bundesligë pas 6 vitesh, një hapësirë kohore në të cilën ka drejtuar PSG dhe Chelsea.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh