Trump paralajmëron vdekje dhe rrënim nëse arrestohet

25 Mars 2023 | 13:02

Ish-presidenti Trump, ka paralajmëruar “vdekje dhe shkatërrim” nëse ai akuzohet nga prokuroria e Nju Jorkut për ryshfetin e dhënë, yllit të filmave porno në vitin 2016, për të heshtur për një skandal që mund t’i shkatërronte fushatën presidenciale.

Komenti i Trump vjen gati një javë pasi ai pretendoi se do të arrestohej në lidhje me rastin dhe u kërkoi mbështetësve të tij të protestonin.

“Çfarë lloj personi mund të akuzojë një person tjetër, në këtë rast një ish-President i Shteteve të Bashkuara, i cili ka marrë më shumë vota se çdo president në histori në detyrë dhe kandidat kryesor për nominimin e Partisë Republikane, për një krim? Kur dihet nga të gjithë se nuk është kryer asnjë krim dhe dihet gjithashtu se vdekje dhe shkatërrim mund të vijë nga një akuzë kaq e rreme dhe që mund të jetë katastrofik për vendin tonë?”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Ish-presidenti, i cili kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, ka kritikuar vazhdimisht Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, i cili drejton hetimin e ndaj tij.

Trump postoi edhe një foto të tij  duke mbajtur një shkop bejsbolli në njërën anë dhe një foto të Bragg në anën tjetër.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026