Euro 2024, Kosova barazon në Izrael, të martën pret Andorrën

26 Mars 2023 | 11:26

Kosova barazoi 1-1 në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2024, duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael.

Një pikë e rëndësishme për dardanët ishte ajo e siguruar në Tel Aviv kundër izraelitëve. Për përfaqësuesen e Kosovës barazimi 1-1 mund të konsiderohet një nisje e mire e fushatës kualifikuese për Kampionatin Europian të vitit 2024.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë, ku vendasit që nga fillimi ushtruan presion drejt portës së Arijanet Muriqit, të përkrahur edhe nga rreth 29 mijë tifozë.

Megjithatë, Dardanët e menaxhuan mirë lojën dhe madje arritën që të kalojnë në epërsi me autogolin shënuar nga Eli Dasa, në minutën e 36-të, pas harkimit të Rashicës.

Pjesa e parë u mbyll në favor të Kosovës, ndërsa edhe gjysma e dytë e lojës nisi mirë për ta, pasi Milot Rashica shënoi në minutën e 49-të, por gjyqtari e anuloi golin për prekje të topit me dorë.

Nuk vonoi shumë dhe Izraeli arriti t’i barazojë shifrat, me golin e Dor Peretz, në minutën e 56-të.

Në kohën e mbetur të dyja ekipet patën disa raste, por mundësinë më të mirë e humbi Milot Rashica në minutat e fundit, i cili n vetëm pak metra larg portës nuk arriti të finalizonte.

Aktualisht, Kosova ndodhet në vendin e tretë me 1 pikë, aq sa Izraeli, ndërsa në krye të grupit I janë Zvicra dhe Rumania me nga 3 pikë.

Ndeshjen e radhës dardanët e zhvillojnë më 28 mars kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026