Analisti: Kurti bëri kthesën 180 shkallë, kërkon mbështetjen nga Rama

26 Mars 2023 | 15:19

Analisti Artan Muhaxhiri ka komentuar ardhjen e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti, i cili u takua me homologun shqiptar Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Kurti në lidhje me asociacionin  ka bërë ndryshim 180 shkallë.

Muhaxhiri nënvizoi se kur Kurti ishte në opozitë nuk ishte dakord në lidhje me asociacionin ndërsa tani që është në qeveri po bën të kundërtën.

“Kjo do të ishte sipas rregullave. Kurti nuk i ka njoftuar publikun dhe as opinionin Kosovar për kthesën e madhe të cilën e ka pas në plan dhe që e bëri. Ndryshimi është shumë i madh 180 shkallë.  Deri më tani as bashkëpunëtorët e tij nuk e kanë besuar se ai do ta pranojë asociacionin.

Mirëpo ai javën e kaluar doli në televizion dhe tha që po e ka pranuar asociacionin. Kurti kur ishte  në opozitë  e ka konsideruar asociacionin si shkatërruese të rendit shtetëror të Kosovës. Të  gjithë ata që ishin pro asociacionit I ka quajtur filo-serbë dhe tani për një moment e bëri këtë kthesën 180 shkallë dhe e pranoi. Nuk kemi asnjë sqarim nga ai”- tha Muhaxhiri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023