Hungari, trajtimi i fertilitetit falas për të nxitur lindjet
Gjashtë klinika private fertiliteti do të kalojnë nën pronësinë e shtetit që nga 1 janari 2020, si pjesë e planit të kryeministrit Viktor Orban për të nxitur numrin e lindjeve. Orban kërkon të rrisë numrin e lindjeve në Hungari pa inkurajuar emigracionin, por duke prezantuar përfitime tatimore.
Ndërsa, trajtimet aktuale të financuara dhe ndërhyrjet e infertilitetit do të jenë falas, tha Sekretarja e Shtetit Novák Katalin. Ajo tha se testet e infertilitetit do të jenë pa pagesë për gratë dhe burrat që nga 1 korriku 2020 dhe se “nuk do të ketë listë pritjeje për trajtimet e infertilitetit në të ardhmen”.
Adrienn Salamon, presidenti i Fondacionit të Shëndetit të Gruas, e cila ka në fokus endometriozën, një nga shkaqet kryesore të infertilitetit, tha për Euronews se nuk është ende shumë e qartë nga ana e qeverisë hungareze sesi do të funksionojnë me të vërtetë këto ndryshime.
Por, shtoi më tej se, “nëse është e vërtetë në këtë rast qindra familje do ta kenë më të lehtë për të pasur fëmijë”.
Gjithashtu mbetet e paqartë nëse trajtimet e fertilitetit do të jenë vetëm për çiftet heteroseksuale.
Europa
Si shumë kombe të tjera në Europë, Hungaria është përballë një krize demografie, me një popullsi në plakje dhe rënie të numrit të lindjeve.
Sipas profesorit Geza Nagy Kaali, themeluesit të klinikës së fertilizimit in vitro “Instituti Kaali” në Budapest, i cili i ka dërguar dhe një letër të hapur Viktor Orbanit në 2017, rreth 20-25 për qind e çifteve në Hungari kanë probleme me fertilitetitin.
Në tetor, ndryshimet e propozuara në ligjin francez që lejonin gratë beqare dhe çiftet së njëjtës gjini qasje ndaj fertilizimit in vitro, shkaktuan protesta të gjera në vend.
Aktualisht, Franca e kufizon trajtimin e fertilitetit vetëm për çiftet heteroseksuale.
Spanja ka ligjet më liberale për trajtimin e fertilitetit, duke i dhënë mundësi të gjithë grave mbi moshën 18 vjeç, pavarësisht orientimit të tyre seksual apo gjendjes së tyre civile.
Ndërsa, Italia dhe Gjermania kanë vënë kushtëzime të rënda për qasjen ndaj trajtimeve të fertilitetit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi