Konflikti në Nagorno-Karabak, azerët bëhen gati të kthehen pas marrjes së territorit
Rovshen Bayramov dhe familja e tij braktisën qytetin e lindjes Shusha në vitin 1992 për shkak të luftës në Nagorno-Karabakh, ku forcat armene morën nën kontroll territorin. Artisti la pas gjithçka, përfshirë shtëpinë ku ishte lindur dhe rritur, por sidomos la pas pikturat e tij.
Bayramov thotë se ishte mes rezidentëve të fundit që u arratis. Në frikë për jetën, ishte e pamundur të merrte me vete pikturat. Bayramov kujton se eci për tre ditë në pyll derisa arriti në një destinacion të sigurt.
Tani ai jeton në Baku me familjen dhe është një artist i njohur. Lajmi se Shusha do të jetë sërish nën kontrollin e azerëve ia shtoi atij emocionet. Bashkëshortja e tij, Rugza kishte qenë mësuese në Shusha.
Kur filloi lufta në vitet 1990, ajo u largua nga Nagorno Karabakh dhe u kthye në një person të zhvendosur në Baku. Për herë të parë në 30 vjet, ajo do të ketë mundësinë të kthehet në qytetin e lindjes.
“Sigurisht, është e pamundur të imagjinosh ç’do të thotë të kthehesh në vendlindje vite më vonë. Por ne do të kthehemi në Shusha sërish. Nuk do të quhemi më të zhvendosur. Ne do të jetojmë dhe punojmë në tokën tonë”, thotë Rugza Bayramova, ish-banore e Shushës, Nagorno-Karabakh.
Na ndajnë disa orë nga dorëzimi i territorit nga Armenia tek Azerbajxhani, por forcat azere kanë bllokuar një nga rrugët kryesore që lidh rajonin Artsakh, në Nagorno Karabak, me Armeninë, ndaj njerëzve u duhet të gjejnë rrugë alternative. Shumë prej tyre po përpiqen të largohen nga zona, të tjerë po kthehen të marrin sendet personale që lanë në shtëpitë e tyre që do të braktisin.
Trupat ruse ndodhen tashmë në zonë. Ata janë rreth 2 mijë njësi dhe do të patrullojnë rajonin, për të monitoruar armëpushimin. Marrëveshja e armëpushimit iu njoftua armenëve në mes të natës me një postim në Facebook dhe detyroi shumë njerëz të pyesnin veten se çfarë normaliteti ky armëpushim do të sillte, apo, më e rëndësishmja, sa do të zgjaste.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet