KUBI: Vijojnë kërkimet për vaksinën anti-COVID

16 Nëntor 2020 | 09:39

Studimet dhe kërkimet e reja për vaksinën anti-COVID19 vijojnë.

Konkretisht në Mbretërinë e Bashkuar po kryhen disa prova. Kompania belge “Janssen” po përdor një virus të ftohtë të zakonshëm të modifikuar gjenetikisht në mënyrë të tillë që të trajnojë sistemin imunitar.

Kjo vaksinë u bë e njohur vetëm një javë pasi u provuar 90% efektshmëri e vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

Janë 6,000 njerëz të rekrutuar nga kompania “Janssen” të cilët do të kryejnë vaksinën për të provuar efektshmërinë e saj.

Më vonë do të vijnë rreth 30,000 njerëz edhe nga shtete të tjera për të bërë provën.

Gjysmës së vullnetarëve do t’u jepen dy doza të vaksinës në mënyrë që të provohet nëse dyfishi i dozës jep imunitet më të fortë dhe më të qëndrueshëm.

Dozat do të jepen në një interval kohor prej dy muajsh në mënyrë që të shihet rezultati dhe të kenë kohën e mjaftueshme për t’u perceptuar nga trupi.

Ajo që bëhet me dije është se mund të duhen 6-9 muaj para se të dalin rezultatet përfundmitare për efektshmërinë e vaksinës.

Drejtori i një prej qendrave klinike më të rëndësishme kërkimore, profesor Saul Faust pohoi rëndësinë e vaksinave dhe shumëllojshmërisë së tyre.

“Është me të vërtetë e rëndësishme të ndjekim procesin e shumë vaksinave të ndryshme nga shumë prodhime të ndryshme. Ne nuk e dimë ende se si do të veprojnë secila prej këtyre vaksinave dhe nuk mund të jemi të sigurt se furnizimi me vaksina do të jetë efikas dhe i sigurt nga një prodhues,” – u shpreh Fauci.

Redaksia digjitale e Euroneës Albania, KUBI, deri më tani ka informacionin se vaksina në Mbretërinë e Bashkuar e cila vjen nga Oxford-i dhe njëkohësisht nga AstraZeneca është një prej vaksinave më të lira, krahasuar me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech.

 

Lexoni gjithashtu: 

Krijuesi i vaksinës së COVID-19: Jeta do t’i kthehet normalitet dimrin tjetër

Kush janë Dr. Şahin dhe Dr. Türeci, çifti i mjekëve pas vaksinës premtuese kundër COVID-19

Vaksinimet e para kundër COVID-19 mund të nisin në fillim të 2021

Prodhohet vaksina që ofron 90 për qind mbrojtje nga COVID-19

”Vërtetohet” deklarata e Trump, vaksina del pesë ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në SHBA

Shpresë dhe dyshime, a do t’i japë fund pandemisë krijimi i vaksinës 90% efektive?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022