Masakra në shkollë, Biden: Zemërthyese! Kongresi të ndalojë armët

28 Mars 2023 | 13:42

Presidenti Joe Biden ka bërë sërish thirrje për ndalimin e armëve automatike, pas masakrës së radhës të regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Të hënën, një person që mbante dy armë automatike dhe një pistoletë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur në një shkollë të krishterë në Neshvill.

Duke folur në Samitin e Biznesit të Grave, presidenti shprehu shqetësimin e tij për tragjedinë.

“Është zemërthyese, makthi më i keq për një familje. Dua të vlerësoj policinë që u përgjigj me shpejtësi brenda pak minutave. Agresori në këtë ngjarje kishte dy armë automatike tip Kallashnikov dhe një pistoletë. Ndaj unë i bëj sërish thirrje Kongresit të miratojë draftin tim për ndalimin e armëve automatike. Është koha të bëjmë pak progres”, tha Biden.

Policia e ka identifikuar agresorin si një grua 28-vjeçare, Odri Hejl, e identifikuar si transgjinore dhe që kishte qenë ish-nxënëse e shkollës. Policia qëlloi duke e vrarë atë.

Hetuesit kanë kryer kërkime në zonën pranë shtëpisë së autores.

Shef i policisë së Neshvillit, SHBA, John Drake tha se: “Ne kemi një tablo të situatës. Kemi disa të dhëna që po i shqyrtojmë e që kanë të bëjnë me këtë incident. Kemi përgatitur një skemë se si ndodhi gjithçka”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026