Buxheti i vitit 2021, eksperti i ekonomisë: Buxhet me jetëgjatësi të shkurtër, do të rishikohet shumë shpejt

16 Nëntor 2020 | 12:02

Buxheti i vitit 2021 u miratua duke pasur si shtylla kryesore pandeminë dhe rindërtimin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Artan Hoxha, ekspert ekonomie tha se buxheti i ndarë në këto dy këndvështrime nëse bazohemi te nevojat e vendit është shumë i arsyeshëm.

Rritja prej 2.2 miliardë lekë e buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë sipas ekspertit të ekonomisë nuk mund të vlerësohej nëse ishte mjaftueshëm apo jo sepse dhe vetë ecuria e pandemisë është e paparashikueshme.

Ai ju referua thirrjes së opozitës për rimbursimin e ilaçeve të atyre që mjekohen nga COVID-19 në shtëpi si një reflektim që bëri mazhoranca dhe që reflektohet në rritjen e buxhetit në këtë shumë që sipas Hoxhës është e konsiderueshme.

“Me gjasa vala e dytë po vjen në Shqipëri. Në fakt ne kemi një përkeqësim vijues që nga vera dhe imagjinoni tashmë që këtij përkeqësimi vijues që nga vera t’i shtohet edhe një valë tjetër goditëse, se ku mund të shkojnë parametrat e pandemisë.

Ndaj besoj që shifra e dhënë mund të jetë e nevojshme të rishihet shumë shpejt, ndoshta që në Janar,” – u shpreh eksperti i ekonomisë.

Pyetur rreth qëndrimit të tij  për pagesën e naftëtarëve dhe mbështetjen e qeverisë për ta përgjatë një viti, Artan Hoxha tha se kjo është një zgjidhje që mund të ishte dhënë me kohë pa pasur nevojë për të kaluar gjithë ato peripeci.

“218 miliard lekë për 6 koncesionarë, çfarë kostoje mendoni se do të ketë kjo për xhepat e shqiptarëve,” – pyeti gazetarja Çifligu.

“Litar i trashë ku do i ngatërrohen këmbët qeverisë pasardhëse”, kështu u shpreh Hoxha teksa theksoi se borxhi tejmase i lartë publik dhe këto kontrata koncesionare  do të jenë dy probleme të mëdha që nëse qeveria aktuale largohet në 25 prill do ja mbartë qeverisë që do të vijë në pushtet.

“Qeveria rilindase ka diktuar prioritetet e saj me kontratat koncesionare edhe përtej mandatit të saj qeverisës që zgjat deri në 25 prill. Nëse populli do të vendosi ndryshe, ‘litarin’ populli do ta ketë nëpër këmbë,” – shtoi eksperti i ekonomisë.

Së fundmi ai pohoi se ky është një buxhet që shihet me sy optimist sa i përket rritjes ekonomike të vitit 2021 në krahasim me atë të vitit që lamë pas.

Sidoqoftë paparashikueshmëria e situatës që do të sjellë pandemia dhe ndikimet e saj të drejtpërdrejta në ekonomi do të sjellin rishikimin e këtij buxheti në një kohë rekord.

 

Lexoni gjithashtu: 

Nesër miratohet buxheti, shtohen paratë për shëndetësinë, fonde edhe për naftëtarët

Buxheti 2021, eksperti i ekonomisë: E pamundur të realizohet, pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime

Rama: Për pak ditë nis rimbursimi i recetës bazë për të sëmurët me COVID. Do 2-fishojmë ndihmën ekonomike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026