Konjufca: DASH-i na garantoi, nuk do ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

28 Mars 2023 | 18:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Departamenti amerikan i Shtetit e ka garantuar se nuk “mund të formohet kurrfarë Asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Kështu tha ai pas takimit që pati me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konjufca shkroi në Facebook se në takim me Escobarin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe në rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e arritur në Ohër, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Më 18 mars, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026