Vidhet kasaforta në lokalin e dasmave, hajdutët marrin 25 mijë euro

Vidhet kasaforta në lokalin e dasmave
29 Mars 2023 | 10:29

Një sallë dasmash në qyetetin e Pejës ka rënë pre e një vjedhjeje në orët e para të mëngjesit të së martës. KlanKosova ka bërë me dije se në ambientet e lokalit janë mundur të merren nga kasaforta një shumë prej 25 mijë euro.

Mungesën e shumës së parave e vuri re vetë pronari i restorantit, i cili lajmëroi autoritetet ligjzbatuese.

Policia e Kosovës bën me dije se ka nisur hetimet në lidhje me rastin dhe po kryhen të gjitha veprimet për të identifikuar autorin ose autorët.

“Policia e Kosovës janë në koordinim me prokurorin e shtetit ku janë nënshkruar disa autorizime për policinë, në mënyrë që fillimisht të identifikohet personi apo personat e mundshëm që e kanë kryer këtë vepër penale dhe të merren veprimet tjera shtesë që të ndriçohet në plotëni kjo vepër penale”, tha Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026