Zhduken mbi 600 plumba, Koreja e Veriut izolon një qytet të tërë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka izoluar një qytet të tërë pas zhdukjes së 653 plumbave gjatë një tërheqjeje ushtarake.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se autoritetet e vendit kanë kontrolluar shtëpi më shtëpi në qytetin e Hyesan, i cili ka një popullsi prej rreth 200,000 njerëz, për gjetjen e tyre.
‘Qyteti do të jetë në izolim derisa të gjenden të gjithë plumbat”, thuhet në një njoftim të autoriteteve të vendit.
Plumbat u raportuan të zhdukura më 7 mars, kur ushtarët e Ushtrisë Popullore Koreane po tërhiqeshin nga zona përreth qytetit, e cila shtrihet në kufirin me Kinën.
Ata ishin vendosur atje në vitin 2020 për të zbatuar mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë Covid-19.
Kur ndodhi, ushtarët nuk e raportuan fillimisht ngjarjen, por u përpoqën të gjenin vetë plumbat e humbur, sipas burimit. Por kur plumbat e humbur nuk u gjetën, ata njoftuan banorët dhe filluan një kërkim rigoroz.
Banorët janë të frikësuar se nuk do të gjendet një zgjidhje, me autoritetet që pritet të fajësojnë këdo që mund të jetë i pafajshëm.
LEXONI GJITHASHTU :
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni